Lajme

LDK bojkoton varrimin e Adem Demaçit

Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 28 July 2018

Udhëheqësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Adem Demaçit, njërit prej njerëzve të rrallë që i ka dhënë gjithçka që ka pasur për shqiptarët.
Zyrtarët e LDK’së nuk i kanë harruar inatet që kanë pasur me Adem Demaçin, i cili vazhdimisht ka kritikuar Ibrahim Rugovën.

Në varrimin e Adem Demaçit nuk kanë marrë pjesë udhëheqësit aktual të LDK’së.

Megjithëse, kur vdiq Demaçi, LDK kishte lëshuar një komunikatë, me të cilën e cilësonte atë si simbol të sakrificës kundër regjimit të Serbisë.

-Advertisement-

Ndërkohë, në seancën komemorative të Parlamentit, një pjesë e deputetëve të LDK’së nuk kishin marrë pjesë, në mesin e të cilëve Armend Zemaj e Naser Rugova.

Express ka provuar të marrë një qëndrim të udhëheqësve të LDK’së se pse s’kanë shkuar në varrim, mirëpo, s’kanë dashur të flasin.

Nuk ka dashur të flasë as Lumri Abdixhiku, deputet i LDK’së.

Demaçi, veprimtar politik dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut, njihet si simbol i rezistencën në Kosovë për lirinë dhe pavarësinë e saj.

Për shkak të pikëpamjeve të tij politike, ai kishte vuajtur një dënim prej 28 vitesh në burgjet e ish-Jugosllavisë e më pas të Serbisë, andaj edhe shpesh është quajtur edhe si “Mandela i Ballkanit”.

Në fjalimet e liderëve politikë, Demaçi u cilësua si hero jo vetëm i Kosovës, por i gjithë shqiptarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera