Lajme

LDK bojkoton Kuvendin, kthehet vetëm për seancën e thirrur nga opozita

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 13 September 2018

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se diskutimi më Serbinë për çështje të kufijve është rishikim i shtetësisë së Kosovës, shkruan gazeta inFokus

“Opozita ka kërkuar një seancë të jashtëzakonshme me një qëllim të vetëm që çështje e kufirit të mos bisedohet në dialogun me Serbinë sipas mendimit tonë, të ekspertëve dhe të miqve ndërkombëtare kjo të përbënte zhbërje të shtetit dhe rishikim të shtetësisë së Kosovës’, ka thënë ai

Hoti ka shtuar gjithashtu se rezoluta e propozuar nga opozita është edhe vullnet i qytetarëve.

-Advertisement-

” Me këtë seancë ne kemi propozuar miratimin një rezolute e cila do të i’a ndalonte presidentit të fliste për këtë çështje në dialog dhe do të dërgonte sinjal të miqtë tanë ndërkombëtar se qytetarët e Kosovës përmes përfaqësues në Kuvend nuk dëshirojnë që kjo çështje të diskutohet në dialogun me Serbinë”, ka thënë Hoti

Ai ka thënë se me mos thirrje të seancës së jashtëzakonshme , Veseli e ka shkelur Kushtetutën.

“Unë ju ftoj që të thirrni seancën e jashtëzakonshme sipas opozitës, nuk është në rregull të mbahet asnjë seancë tjetër pa e mbajtur seanca e jashtëzakonshme e thirr nga opozita. Në mbledhjen e kryesie ju keni kërkuar që të sigurojnë 61 deputetë dhe jo kërkesë është kundër kushtetuese sepse opozita mund të mbledh 40 nënshkrime dhe të thirr seancë të jashtëzakonshme dhe të mbahet ajo e nëse keni vota mund ta rrëzoni këtë rezolutë”, ka thënë ai.

Shefi i GP të LDK-së, duke ftuar edhe deputetë e tjerë ka bërë të ditur se LDK bojkoton këtë dhe të gjitha seancat deri në mbajtjen e seancës së thirru nga opozita.

“Më këtë formë të veprimit e keni bllokuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme dhe në shenj kësaj nuk do të marri pjesë në këtë seancë pa përfunduar seanca e jashtëzakonshme. Ne ftojmë edhe deputetë tjerët të na bashkohen në këtë qëndrim derisa të miratohet kjo rezolutë dhe pastaj ti kthemi punës normal të Kuvendit”, ka thënë Hoti./inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera