Lajme

LDK bënë bashkë të gjitha partitë politike

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 25 April 2018

Të gjitha partitë politike në vend kanë dërguar nga një përfaqësues në tryezën e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, shkruan Infokusi.com.

Ditë më parë kryetari i LDK-së , Isa Mustafa ftoj partitë politike në një takim për të diskutuar, mes tjerash, mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Në mungesë të Mustafës, ky takim po udhëhiqet nga Agim Veliu.

-Advertisement-

Partia Demokratike e Kosovës po përfaqësohet nga Memli Krasniqi, Vetëvendosje nga Glauk Konjufca, Aleanca Kosova e Re nga Agim Bahtiri, Nisma nga Bilall Sherifi.

Kujtojmë që gjatë paradites së sotme Partia Demokratike e Kosovës është shprehur skeptike rreth pjesëmarrjes në këtë takim.

Në këtë takim nuk janë lejuar të marrin pjesë mediet.

Deputeti i LDK-së, Armend Zekaj ka deklaruar se mund të merren vetëm pamje para fillimit të takimit ndërsa pas ti deklaratat e përfaqësueseve të partive politike./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera