Lajme

LDK: AAK dhe Nisma u dorëzuan para PDK-së për të mos prishur koalicionin

Autori: Gazeta inFokus 20:27 | 04 September 2018

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komuniko për medie ka bërë të ditur se seanca e sotme është dorëzim i AAK-së dhe Nismës përballë presionit të PDK-së dhe Thaçit për prishje të koalicionit.

Në komunikatën e LDK-së thuhet gjithashtu se këto dy parti po luajn lojën e Thaçit duke nëpërkëmbur shtetin e Kosovës, shkruan gazeta inFokus

Seanca e thirrur nga Qeveria është dorëzim i AAK-së dhe Nismës përballë presionit të PDK-së dhe Thaçit për prishje të koalicionit dhe shantazheve të ditëve të fundit.  Këto dy parti tash do të luajnë lojën e Thaçi duke nëpërkëmbur shtetin e Kosovës. Ekipi negociator, që nuk përfaqëson vullnetin e shumicës së qytetarëve shumicë të Kosovës, do të përligj në emër të Qeverisë marrëveshjet e fshehta të Thaçi me Serbinë.”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Sipas LDK-së shteti i Kosovës ka hyrë në fazë kritike të ekzistencës së vet.

Shteti i Kosovës po hynë në një fazë kritike të ekzistencës së vet për shkak të veprimeve të kastës udhëheqëse, vrastare për perspektivën e shtetit të Kosovës. Për LDK-në, sovraniteti dhe integriteti i Kosovës është pa negociueshëm. LDK-ja nuk do të lejojë përdhosje të shtetit të Kosovës. LDK-ja do t’ju prij ndryshimeve që duhet të ndodhin së shpejti në Kosovë. LDK-ja nuk do të dorëzohet ndaj dhunës që po i bëhet shtetësisë së Kosovës.”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës e thirrur nga Qeveria nuk është mbajtur për shkak të mungesës së kuorumit ndërsa ajo është shtyrë për të mërkurën në orën 14:00./inFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera