Lajme

LB: Vendimi për taksën i drejtë, të jetë edhe i qëndrueshëm

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 22 November 2018

Lëvizja për Bashkim masat e Qeverisë së Kosovës për prodhimet e Serbisë dhe të Bosnjës i quan të nevojshme dhe të domosdoshme.

Andaj, LB do të jetë në anën e Qeverisë, në këtë drejtim, dhe kërkon që ajo të mos tërhiqet nga kjo politikë. Madje, këtë ta shtrijë edhe në drejtimet tjera, deri në të drejta të plota politike në mes të shqiptarëve në Serbi e serbëve në Kosovë.

Vendimet e tilla të Kosovës padyshim që nuk duhet të burojnë as nga ndjenja populiste e as nga raporte inatçore, por të jenë të studiuara e analizuara mirë e mirë, në mënyrë që të kthehen në dobi të Kosovës, të qytetarëve të saj e të raporteve me fqinjët. Tash, Qeverisë i mbetet të jetë e kujdesshme e të punojë shumë në evitimin e pasojave dhe efekteve të mundshme anësore që mund të prodhojë një politikë e tillë, si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera