LB propozon Qeveri Uniteti në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 27 March 2018
Lëvizja për Bashkim ka propozuar Qeveri të Unitetit në Republikën e Kosovës. Sipas LB-së, Kosova nuk bën të varet më nga Lista Serbe.
“Pas intervenimit të Policisë së Kosovës ditën e djeshme dhe arrestimit e deportimit të Gjuriqit, sot Lista Serbe deklaroi se do të lëshojë qeverinë e Kosovës dhe njëkohësisht deklaroi se do të fillojnë themelimin e asociacionit të komunave serbe në mënyrë të pavarur nga qeveria e Kosovës. Kjo situatë e kombinuar edhe me faktin se kohëve të fundit opinioni publik ka filluar të ushqehet me informatat se aktorë të ndryshëm nga Kosova dhe Shqipëria janë duke e diskutuar me autoritetet serbe mundësinë e ndarjes së Kosovës, apo e këmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka për qëllim krijimin e një situate tensioni si në mes të shqiptarëve ashtu edhe në mesin e serbëve në mënyrë që të shtrohet rruga për kompromiset e ardhshme, të cilat nuk i zgjidhin problemet në mes të dy popujve dhe vendeve.
Lëvizja për Bashkim konsideron se po përgatitet terreni për të aplikuar marrëveshjen për themelimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Ky projekt politik që e ka bazën tek marrëveshja e prillit të vitit 2013 dhe ajo e gushtit 2015, nëse do të implementohej do ta shtojë jo-funksionalitetin e shtetit të Kosovës.
Shteti ynë edhe ashtu ka probleme me funksionalitetin e vet për shkak të fuqisë së vetos që kanë deputetët e pakicës serbe në Kosovë. Kombinimi i asociacionit të komunave serbe me privilegjet bllokuese që i parasheh kushtetuta e vendit, e bëjnë projektin asociacionit shumë të dëmshëm për Kosovën.
Lëvizja për Bashkim i bën thirrje presidentit të vendit të thërras partitë politike dhe në bashkëpunim me to të shkohet drejt krijimi të një qeverie të unitetit, e cila nuk do të ishte peng i Listës Serbe. Mandati i kësaj qeverie do të ishte i kufizuar, por do të duhej që të çonte përpara disa prej problemeve kryesore që e mundojnë vendin siç janë bisedimet me Serbinë, krijimin e ushtrisë së Kosovës dhe një reformë zgjedhore. Sa nuk është bërë vonë, detyrë mbi detyrat e kësaj qeverie do të ishte të ndërronte kornizën politike të bisedimeve të deritanishme me Serbinë.
Kjo qeveri do të duhej të ndërtonte një platformë të bisedimeve, e cila për bazë do të kishte parimin e reciprocitetit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në bazë të këtij parimi do të duhej që të gjendeshin të njëjtat zgjidhje për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën me Leposaviqin, Zveçanin dhe Zubin-Potokun. Sa më shumë e zgjasim me logjikën e tanishme të bisedimeve do të rrezikojmë të mbesim edhe një kohë të gjatë peng i problemeve të pazgjidhura me Serbinë dhe serbët” thuhet në reagimin e LB-së
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...