Lajme

LB nuk pranon të jetë pjesë e kësaj qeverie!

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 05 September 2017

Lëvizja për Bashkim ka vendosur që të largohet nga koalicioni PAN-AKR me arsyetimin se qeveria e re do të jetë e varur nga Lista Serbe.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ky subjekt politik përmes një komunikate për media.

“pakicës serbe, përveç privilegjeve të padrejta juridike e politike që iu siguruan nga Pakoja e Ahtisarit dhe nga bisedimet e Brukselit, si dhuratë nga partitë shqiptare do t’iu  jepet fuqi edhe më e madhe politike. Përderisa deri dje ata e kishin fuqinë të kushtëzonin çdo vendim të Kuvendit për ndryshime kushtetuese, prej nesër ata do ta kenë fuqinë të kushtëzojnë çdo vendim të qeverisë për çështje krejtësisht të zakonshme. Kjo situatë, për ne, është krejtësisht e papranueshme. Andaj, Lëvizja për Bashkim ka vendosur që, përkundër marrëveshjes parazgjedhore, e cila ia garantonte LB-së një ministri dhe dy zëvendësministra, të mos implikohet në asnjë formë në qeverinë e re”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

LB, gjithashtu, ka vendosur që ta vazhdojë e vetme rrugëtimin e saj.

“Lëvizja për Bashkim, më e vendosur se kurrë, tashmë i ka hyrë punës që të përgatitet për zgjedhjet e reja të përgjithshme, në mënyrë që të garojë si subjekt i vetëm politik dhe si rrjedhojë të mos futet në koalicione me synim kalimin e pragut zgjedhor”, thuhet më tej në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera