Sport

Lazio niset për Stamboll, synojnë të kthehen me Muriqin në Romë

Autori: Gazeta inFokus 20:47 | 09 August 2020

Përfaqësuesit e Lazio kanë ateruar sot në Stamboll për të zhvilluar negociatat me Fenerbahçen për Vedat Muriqin

Ditë më parë mediat italiane kanë shkruar duke u bazuar në burime të ndryshme se Lazio ka bërë një ofertë me vlerë 18 milionë euro plus bonuse për kosovarin.

Sipas Tuttomercatoweb, një përfaqësues i Lazio ka ateruar sot në Stamboll ku është duke u marrë me detale.

-Advertisement-

Sulmuesi kosovar, 26 vjeçar ka shënuar 17 gola dhe ka bërë shtatë asiste në 36 ndeshje për Fenerbahçen këtë sezon.

Muriqi kishte kaluar për 3.5 milion euro në Fenerbahce sezonin e kaluar ku po ashtu ishte një ndër sezonet e tij më të mirë.

Lazio po përpiqet që ta forcojë skuadrën me trajnerin Simone Inzaghi që do të garojë në Ligën e Kampionëve me këtë skuadër sezonin e ri.

Felipe Caicedo pritet që të largohet këtë verë, kurse Muriqit do ti bashkohet në sulm edhe Borja Mayoral.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera