Sport

Lazio – Inter, ky është vendimi i fundit

Autori: Gazeta inFokus 19:23 | 29 October 2018

Gjendja alarmante në Itali ka bërë që zhvillimi i ndeshjes Lazio – Inter të vihet në pikëpyetje.

Megjithatë, ndeshja e së hënës mbrëma mes Lazio dhe Inter nuk do të shtyhet, por do të zhvillohet në orarin e parashikuar (20:30).
Këtë e ka bërë të ditur një zëdhënës i skuadrës së Lazios.

“Ndeshja nuk do të shtyhet, vetëm nëse ndodh diçka e paparashikuar.

-Advertisement-

“Por nëse situata mbetet e njëjtë, ndeshja do të luhet. Nuk do të ketë lajmërime të tjera, ndeshja do të zhvillohet.

“Gjithashtu dua të qartësoj se nuk e vendosin klubet nëse ndeshja do të zhvillohet apo jo.”

Italia është pushtuar nga një mot i keq, sidomos në Romë ka pasur stuhi dhe shi të rrëmbyeshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera