Sport

Lazio e zyrtarizon Vedat Muriqin

Autori: Gazeta inFokus 17:49 | 15 September 2020

Klubi i Lazios përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook e ka zyrtarizuar transferimin e Vedat Muriqit, shkruan Gazeta inFokus.

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës ka kaluar nga Fenerbahçe te Lazio për shumën e 18 milionë eurove plus 2 milionë bonuse.

Ai ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare me klubin italian, nga ku synon edhe ekipet më të mëdha në Evropë.

-Advertisement-

Muriqi thuhet se do të përfitoj rreth 2.2 milionë në vit nga Lazio.

Më poshtë keni njoftimin e lazianëve për transferimin e sulmuesit prizrenas./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera