Sport

Lazio e mposhtë Milanin dhe e largon nga zona Champions

Autori: Gazeta inFokus 22:38 | 26 April 2021

Lazio e ka fituar përballjen ndaj Milanit me rezultat 2-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e 33-të Serie A, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në ‘Stadio Olimpico’ në Romë, golat për vendasit i shënuan Joaquin Correa 2x në minutat  (2’ dhe 51’) dhe Ciro Immobile në minutën e (87’).

Për lazianët në bankë rezervë për 90 minuta ishte dhe sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Lazio renditet e gjashta me 61 pikë, kurse Milani ka zbritur në pozitën e pestë me 66 sosh.

‘Rosonerët’ deri para një muaji ishin konkurrent për titull kampion, kurse tani do të ‘luftojnë’ për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.

Nga ana tjetër matematika ia lejon edhe Lazios që të garoj deri në fund për një vend që dërgon në garën më të rëndësishme për klube në Evropë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera