Lajme

Lavrov për planin franko-gjerman: Do ta mashtrojnë Serbinë për Asociacion siç na mashtruan neve

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 03 March 2023

Kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov ka reaguar për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe propozimin frank-gjerman.

Sipas tij, perëndimi “do të mashtrojë” serbët për çështjen e Asociacionit “siç kishin bërë me rusët në Marrëveshjen e Minskut”.

“E njëjta histori: mashtrimi i serbëve në lidhje me Asociacionin e komunave serbe në Kosovë, mashtrimi i Rusisë në lidhje me marrëveshjet e Minskut”, ka deklaruar Lavrov në Nju Delhi, ku aktualisht po merr pjesë në një takim të krerëve të diplomacisë së shtetet anëtare të G20, shkruan Index.hr, transmeton Express.

-Advertisement-

Siç pretendon Lavrov “vendet perëndimore nuk kanë ndërmend të zbatojnë marrëveshjet që kanë të bëjnë me serbët në Kosovë, ashtu siç nuk ishin të gatshme të përmbushin kërkesat e Marrëveshjes së Minskut”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera