Lajme

Lavdrim Muhaxheri vritet në Siri, Kaçaniku jeton nën frikën e terrorit të tij

Autori: Gazeta inFokus 08:35 | 09 June 2017

Në fshatin Dushkajë të Kaçanikut të enjten familja Muhaxheri ka hapur të pame për djalin e tyre, Lavdrim Muhaxheri, i cili është vrarë në Siri. Familjarët kanë konfirmuar vrasjen e tij, mirëpo nuk kanë pranuar që të dalin e të flasin hapur. Për vrasjen e tij ka vënë një lajmërim edhe Bashkësia Islame në Kaçanik. Lavdrim Muhaxheri ishte pjesëtar i organizatës terroriste ISIS, që siç u raportua është vrarë gjatë një sulmi amerikan të ndërmarrë kundër të ashtuquajturit “Shteti Islamik” në Siri.

Lavdrim Muhaxheri në vitet e fundit ka qenë njëri prej njerëzve më të njohur të të ashtuquajturit “Shteti Islamik”, ISIS. Një video e postuar në internet, në vitin 2014, shfaq se si Muhaxheri pret kokën e një djali të ri, i cili ishte i akuzuar nga ISIS-i për spiunazh të qeverisë së Irakut. Po ashtu një tjetër video tregoi Muhaxherin duke vrarë një person me një granatë. Ndërkaq në vitin 2014 Departamenti i SHBA-së e vuri Muhaxhirin në listën kryesore të terroristëve më të kërkuar, shkruan “Zeri”. 

Ai ka vite që ka qenë në vijat e frontit bashkë me pjesëtarë të tjerë të këtij grupi terrorist. Madje ka bërë thirrje disa herë përmes rrjeteve sociale ndaj të rinjve që të bashkohen me ISIS-in në Siri dhe të luftojnë atje, apo edhe kërcënime ndaj Kosovës se do të vijë dhe do të bëjë akte terroriste në vendin tonë.

-Advertisement-

 

Qytetarët në Kaçanik jo pak janë kapluar nga frika dhe terrori. Edhe me ata që ndan pak bisedë dhe i pyet për rrugën apo lagjen e Muhaxhirëve do të lusnin deri në përulje që të mos tregosh se kush ishte ai që të tha se rruga deri tek shtëpia ku është hapur e pamja është kjo. “Nuk duam të kemi probleme, mos tregoni që ne ju thamë ku është shtëpia”, nuk ndodhi vetëm një herë kështu, të marrësh përgjigje me lutje njëkohësisht nga banorët që donin të jenë larg problemeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera