Sport

Lautaro në telashe, aksidenton një grua para derbit të Italisë

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 06 December 2018

Lautaro Martinez në telashe para derbit të Italisë, Juventus-Inter. 21-vjeçari argjentinas është përfshirë në një aksident automobilistik, fatmirësisht pa pasoja të rënda, ndërsa po drejtonte automjetin e tij tip Porsche Boxter në sheshin Buonarroti në qytetin e Milanos.

Nga përplasja ka mbetur e plagosur një 37-vjeçare, e cila po udhëtonte me biçikletë. Gruaja është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihëm mjekësore. Aksidenti ndodhi teksa Lautaro po shkonte për një përurim mondan në qendër të qytetit bashkë me disa futbollistë të tjerë zikaltër (Icardi, Vecino, Gagliardini dhe Perisic) dhe me milanistët Donnarumma edhe Abate. Lajmet e fundit tregojnë se aksidenti nuk ka lënë pasoja të rënda për gruan që po udhëtonte me biçikletë.

Nuk është një periudhë me fat për Lautaro Martinezin, që po gjen shumë pak hapësira në skemat e Lucciano Spallettit. Edhe javën e kaluar u vu në siklet nga mesazh i babait të tij në Twitter, që kritikonte pikërisht Spallettin për minutat e pakta që i ka rezervuar futbollistit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera