Sport

Laura Fazliu, një fitore larg medaljes së bronztë botërore

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 17 October 2019

Laura Fazliu është shumë pranë fitimit të medaljes së bronztë në kampionatin botëror të juniorëve, që po mbahet në Marrakech të Marokut.

Xhudistja jonë, kategoria -63 kg, është një fitore larg të bronztës, të cilën po e kërkon përmes repesazhit. Laura deri më tani shënoi katër fitore, kurse një humbje e pësoi në çerekfinale. Në repesazh mposhti gjermanen, Annabelle Winzig me Ippon, ndërsa tani e pret çekja, Renata Zachova.

Sot gjatë ditës garoi edhe Flaka Loxha, e cila në kategorinë -57 kilogramë, shënoi një fitore, për t’u ndalur në raundin e tretë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera