Lajme

Latifi thotë se do të jep dorëheqje atë ditë që nuk i dëgjon kërkesat e punëtorëve shëndetësorë

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 21 December 2021

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi po raporton para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi në lidhje me gjendjen në këtë sektorë.

Me këtë rast Latifi ka thënë se punëtorët shëndetësorë duhet të paraqiten në zyrën e tij nëse kanë ndonjë kërkesë.

Sipas tij, atë ditë që ai nuk do t’i dëgjoj kërkesat e tyre, do të jep dorëheqje.

-Advertisement-

“Në momentin kur punëtorët shëndetësorë të Kosovës nuk e ndien veten të sigurt me fol, le të vinë në zyrën e ministrit të Shëndetësisë. Atë ditë nëse ministri i Shëndetësisë nuk i dëgjon, unë jap dorëheqje. Pa punuar si ekip, ne nuk mundemi ta ndërtojmë shëndetësinë, edhe studenti, edhe specializanti, edhe infermieri, i kanë të drejtat e njëjta”, ka deklaruar ai.

Tutje Latifi nuk ka asgjë më të rëndësishme se kualiteti i shërbimeve dhe kujdesi ndaj pacientëve.

“Ndoshta dikujt i ka ardh keq, s’ka mujt me fol ose s’ka dasht me fol e me u lajmëru se diçka ka mungu. Pacienti nuk mundet me dal prej sallës së operacionit përderisa ne nuk merremi vesh se çfarë shkoi mirë dhe çfarë shkoi keq. Prandaj, për mua nuk ka asgjë më të rëndësishëm se kualiteti dhe kujdesi”, ka shtuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera