Lajme

Latifi shpalos për herë të parë atentatin e planifikuar për vrajsen e Kadri Veselit: Na paralajmëruan kroatët

Autori: Gazeta inFokus 22:01 | 12 February 2024

Analisti Blerim Latifi për herë të parë zbuloi se si ishte planifikuar atentat ndaj ish-kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili në atë kohë po qëndronte për pushime në bregdetin kroat.

Ai tha se për atentatin e planifikuar ishin njoftuar nga shërbimi sekret i Kroacisë.

“Në vitin 2015 kam qenë në zyre të Kryetarit të Kuvendit, kryetari ka qenë në pushime në bregdetin kroat dhe na ka thirrë shërbimi sekret përmes institucioneve tona i Kroacisë, që ne kemi informacione se ka mu bë atentat kundër tij. Por e kemi një vështirësi nuk mundemi me identifiku kush”, tha Latifi në Pressing.

-Advertisement-

“Tani ai ka lëvizë me anije nga Kroacia ka kalu në Itali, në vitin 2015 ka qenë verë”, tha ai.

“Janë alarmu 4-5 shërbime, shërbimi italian e ka identifiku ku është e ka përcjellë në Tiranë shërbimi i Shqipërisë. Por kryetari ka dashtë mos me u publiku kurrë kjo punë”, u shpreh ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera