Lajme

Latifi reagon ndaj disa fjalëve të djeshme për Mujë Krasniqin: Leni të qetë heronjtë!

Autori: Gazeta inFokus 18:17 | 15 December 2019

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi ka reaguar ndaj siç i quan ai “teori konspirative” ku gjatë përvjetorit të 40 të Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij kanë thënë u hodhën në pritë prej personave të ndryshëm.

Ai ka theksuar se autorët e këtyre teorive po harrojnë faktin se themelor në vitet e luftës i gjithë kufiri me Shqipërinë ka qenë pritë, shkruan gazeta inFokus/.

“Dje ishte përvjetori i rënies në kufi të Mujë Krasniqit dhe 40 luftëtarëve që ishin me të. Lexova plot teori konspirative që thoshin se ata u hodhën në pritë prej këtij ose atij personi.

-Advertisement-

Autorët dhe shpërndarësit e këtyre teorive po e harrojnë një fakt themelor: në vitet e luftës i gjithë kufiri me Shqipërinë ka qenë pritë.

Ka mjaftuar një gabim sado i vogël, për të përfunduar me fatalitet. Prandaj leni të qetë heronjtë. Mos e cenoni kujtimin e tyre për qëllime të palavdishme!”, është shprehur Latifi./Gazeta inFokus/.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera