Lajme

Latifi publikon foton e Bogujevcit pak ditë pas masakrës në familjen e saj, ka një mesazh për deputetët

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 20 November 2020

Pas deklaratës së zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj  në një dalje televizive se  janë lodhur me këto rrëfime, pas përplasjes që ndodhi në Kuvend, ka reaguar filozofi Blerim Latifi.

Latifi në Facebook ka thënë se kur në Qeverinë e Kosovës ka njerëz që po thonë se janë lodhur nga këto rrëfime, paramendojeni çka mund të thonë njerëzit e qeverive të huaja.

“Kur në Qeverinë e Kosovës ka njerëz që po thonë se janë lodhur nga këto rrëfime, paramendojeni çka mund të thonë njerëzit e qeverive të huaja. Në foto: Saranda Bogujevci, pak ditë pas masakrës në familjen e saj”, ka shkruar ai./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera