Lajme

Latifi: Përkujtojmë dhe përulem para të gjithë heronjve të pandemisë

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 16 February 2022

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, sot gjatë përurimit të Obeliskut ka thënë se përkujton dhe përulet para të gjithë heronjve të pandemisë Covid-19 , të cilët gjatë dy vjetëve të fundit, ranë në krye të detyrës së shenjtë për të shpëtuar jetën e qytetarëve.

Këtë e kanë bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, përmes një postimi në ‘Facebook’.

“Fati i mantel bardhëve është gjithmonë i lidhur ngushtë me fatin e popullit të tyre anë e mbanë botës, ose me popullin që i shërbejnë, sikurse që janë mjekët, infermierë, vullnetarët, që ndihmojnë gjithë botën”, thuhet në postimin e tyre.

-Advertisement-

Po ashtu në këtë postim thuhet se dita e sotme, në prag të ditës hyjnore, të përvjetorit të 14 të Pavarësisë së Kosovës, është një moment për të rikujtuar të gjithë mantelbardhët e rënë gjatë luftës sonë çlirimtare duke i ofruar ndihmë popullit në ditët më të vështira.

Më poshtë gjeni postimin e tyre të plotë:/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera