Lajme

Latifi për deputetët që shkruajtën gabimisht fjalën “shqiptar”: Çka të pritet nga analfabetë të tillë

Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 04 May 2021

Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës s’kanë ditur që ta shkruajnë fjalën “shqiptar”, në Formularin për Broshurën Parlamentare.

Lidhur me këtë ka reaguar profesori universitar, Blerim Latifi i cili tha se nuk mund të pritet më shumë nga “analfabetë të tillë që as emrin e kombësisë së tyre nuk mund ta shkruajnë pa gabime”.

Austria mohon se do ofrojë garancë për lirim me kusht të Thaçit dhe të tjerëve

-Advertisement-

“Dhjetëra deputetë të Kuvendit të Kosovës e paskan shkruar gabimisht fjalën “shqiptar” në formularin e broshurës parlamentare. Disa e paskan shkruar “shqipëtar”, duke e futur gabimisht një ë midis shkronjave p dhe t, e disa e paskan shkruar “shqiptarë”, duke mos qenë në gjendje të dallojnë njëjësin nga shumësi. Çfarë mund të pritet nga analfabetë të tillë që as emrin e kombësisë së tyre nuk mund ta shkruajnë pa gabime? Gjeni vetë përgjigjen e saktë! Nuk e keni hiç të vështirë”, ka shkruar Latifi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera