Latifi: Morëm dënimin e Amerikës, fituam fotografinë e Agim Bahtirit me Izmir Zeqirin -“nuk është pak a!”
Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 26 May 2023
Profesori universitar i filozofisë, Blerim Latifi, ka thënë se Kosova e mori dënimin e Amerikës dhe e fitoi fotografinë e Agim Bahtirit me Izmir Zeqirin, kryetarit të zgjedhur të Zubin Putokut.
Përmes një postimi në Facebook, Latifi ka komentuar këtë fotograf dhe zhvillimet në Veri.
”Qershor 1989. Qindra-mijëra serbë mblidhen në Gazimestan për të dëgjuar premtimin e Millosheviqit për t’i mbrojtur ata nga “persekutimi prej shumicës shqiptare në Kosovë”. Me vite propaganda serbe kishte ushqyer mitin e vuajtjeve të serbëve në Kosovë dhe ja tani tek shfaqej shpëtimtari i tyre”.
“Dekada më pas të njëjtën skemë populiste është duke e ndjekur shegerti i dikurshëm politik i Millosheviqit, tani i ulur në karrikën e tij, Aleksandër Vuçiq. Ky sonte ka mbledhur qindra-mijëra serbë në Beograd për t’ua dhënë edhe njëherë premtimin e vjetër. Drama e sotme në veri i shkon krejtësisht përshtati këtij skenari, nga i cili pushteti i dobësuar i Vuçiqit në Serbi pret të rigjenerohet e të rifuqizohet”.
“Krejt palët e tjera në lojë do të marrin vetëm dëme nga kjo dramë. Serbët e veriut nuk do të fitojnë asgjë, sepse tanimë Vuçiqit ata i duhen vetëm si njerëz që duhet të bëjnë rolin e viktimës. Ne, ndërkaq, morëm dënimin më të ashpër nga qeveria amerikane në krejt historinë e marrëdhënieve tona me Amerikën. Mos të harrojmë edhe faktin se megjithatë fituam diçka: fotografinë e Agim Bahtirit me Izmir Zeqirin, në zyrën e kryetarit të Zubin Potokut. Nuk është pak a”, ka shkruar Latifi në Facebook, të premten.
Të tjera
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...