Lajme

Latifi: Mjekësia s’bëhet brenda natës, s’do të bëhet as brenda këtij viti e as të ardhshmit

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 23 September 2022

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Rifat Latifi ka folur për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë.

Ai tha se gjendja emergjente e kësaj fushe në Kosovë ka qenë qe disa vite dhe do të vazhdoj të jetë.

“Gjendja emergjente në shëndetësinë e Kosovës ka qenë qe disa vite dhe do të vazhdoj të jetë edhe për disa vjet, nëse cilido ekspert në botë e di një mënyrë për të zhvilluar mjekësinë brenda natës ose brenda disa muajve, i lutem të ma tregojë, e marrë me kënaqësi. Për këtë duhet infrastrukturë, duhet ndërtimi i kapaciteteve tona të cilën ne nuk mund ta bëjmë vetëm.

-Advertisement-

Latifi u shpreh se mjeksia nuk bëhet brenda natës dhe as nuk pritet të bëhet në dy vitet e ardhshme.

“Ata që më kritikojnë e kanë të drejtën e vet, për atë jemi në demokraci, mund të flasin çka të duan, por unë ju kisha lutur që të keni pak ma durim se mjekësia nuk bëhet brenda natës dhe s’do të bëhet as brenda këtij viti e as brenda vitit të ardhshëm. Unë po flas brenda 5-10 viteve të ardhshme që t’i keni strukturat tona, me qenë pjesë e botës, deri atëherë na duhet të shkojmë jashtë, ose t’i marrim ata jashtë të na ndihmojnë neve”, u shpreh tutje ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera