Latifi: Kushtetuesja mund ta bëjë Dreshajn kryetar të Istogut
Autori: Gazeta inFokus
09:35 | 21 Prill 2018
Kryetari i komunës së Rahovecit, njëherit edhe anëtar i Kryesisë së Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Smajl Latifi, është optimist që partia e tij do të udhëheq edhe me një komunë, ndonëse kanë kaluar gati një vit që nga mbajtja e zgjedhjeve lokale.
Latifi tha se pret që Gjykata Kushtetuese ta kthejë rezultatin në favor të Gani Dreshajt në Istog, kundrejt kryetarit aktual Haki Rugova, duke ua mundësuar ta marrin edhe komunën e tetë.
“Ne kemi pasur informacione që edhe komunën e Istogut e kemi marrë, sidoqoftë të shohim çfarë po na thotë Gjykata Kushtetuese sepse e di që ka një ankesë, ekziston mundësia që ajo të vendos ndryshe nga ajo që është, ne e dimë që zotëri Rugova është kryetar komune mirëpo të shohim çfarë verdikti do të nxjerr Gjykata Kushtetuese”, tha Latifi në një intervistë për Ekonomia Online.
Latifi foli edhe për borxhet që komuna e Rahovecit ka trashëguar nga udhëheqja e Idriz Vehapit. Ai u shpreh optimist që komuna do të marr mbështetje nga Qeveria për tejkalimin e këtyre borxheve.
“Komuna jonë ka pranuar obligimet financiare për vitin 2018 ose borxhe të faturuara në vlerë 2 milion 240 e disa mijë euro. Ndërsa njëkohësisht ka pranuar në kuadër të kësaj edhe obligime kontraktuale në projekte të ndryshme të caktuara për vitet në vazhdim që janë 6 milion e 700 e disa mijë euro. Ne presim rishikimin e buxhetit nga Kuvendi i Kosovës dhe i kemi adresuar, shqetësimet kërkesat dhe nevojat tona edhe përkitazi me obligimet financiare të cilat i kemi pranuar për këtë vit”, tha Latifi.
“Ne po besojmë që disa projekte të rëndësishme kapitale të cilat janë vlera të mëdha financiare ne mund ta marrim ndihmën dhe duhet ta marrim ndihmën e Qeverisë së Kosovës sepse është krejt e natyrshme dhe e nevojshme për mi dal në krah komunave të Kosovës përkatësisht komunës tonë”, tha Latifi.
Por komuna që Latifi drejton po ka problem me përfudnimin e punimeve për palestrën sportive të qytetit të nisur qysh në vitin 2008.
“Ne e kemi cilësuar edhe para zgjedhjeve neper fushata që palestra e sporteve ne Rahovec ka filluar së ndërtuari në 2008 dhe tash po bëhen 10 vite që kur ka nisur. Ka gati dy vite që nuk është nisur faza përfundimtare e punimeve, dhe kjo është e pa pranueshme, është e pa kuptim dhe është banale. Ju kemi adresuar menjëherë Ministrisë së Kulturës ju kemi adresuar Qeverisë së Kosovës dhe vet kryeministrit dhe jemi duke lëvizur të gjithë gurët që të lidhet kontratë sa më shpejt që është e mundur dhe të fillohet me fazën përfundimtare të ndërtimit të palestrës”.
“E di që procedurat kanë mbetur diku në prokurim ose në organin shqyrtues të prokurimit në Prishtinë sepse siç e dini edhe opinioni i gjerë e din që është përgjegjësi e ministrisë dhe jo e komunës por në përgjegjësin tonë janë angazhimet dhe presioni direkt. Ne jemi duke e bërë presionin direkt dhe shpresojmë që shpejt do të kemi kontratë me ndonjë operator dhe të mos bllokohet në pafundësi procedurat siç janë bllokuar që dy vjet në Ministri”, tha ai.

T� tjera
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...






























