Lajme

Latifi kërkon nga QKUK dhe spitalet që të ngrisin nivelin e gatishmërisë për t’u pëballuar me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 23 December 2021

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi me bashkëpunëtorë, mbajti sot një takim me drejtorin e SHSKUK-së Valbon Krasniqi, drejtorët e klinikave të QKUK-së të ndërlidhura në trajtimin e pacientëve me COVID-19 si dhe drejtorët e spitaleve rajonale të cilët ishin të inkuadruar në takim në mënyrë virtuale.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në këtë takim, Latifi kërkoi nga drejtuesit e shërbimeve shëndetësore të kujdesit tretësor dhe dytësor që ta ngrinin nivelin e lartë të gatishmërisë për t’u ballafaquar me raste të COVID-19, marrë parasysh situatën epidemiologjike në vendet përreth dhe përhapjen në shumë shtete edhe të variantit tjetër të SARS-COV-10, Omicron.

“Ministri ka përgëzuar personelin shëndetësor për punën e deritanishme, por ka tërhequr vëmendjen se situata aktualisht e qetë epidemiologjike në Kosovë, mund të përmbyset nëse nuk zbatohen në fuqi masat ekzistuese dhe nëse spitalet nuk janë të mobilizuara maksimalisht për të pritur pacientë në rast të një vale të re të COVID-19. Gjatë takimit drejtuesit e secilës klinikë të QKUK dhe të spitaleve kanë informuar për kapacitetet aktuale, mënyrën si kanë menaxhuar situatat gjatë valëve të kaluara të COVID-19 dhe cilat janë sfidat që i kanë apo mund t’i kenë në rast të një vale të re”, thuhet nga MSH.

-Advertisement-

Sipas kësaj ministrie, në këtë takim u tha se furnizimi me pajisje mbrojtëse profesionale dhe barna kundër COVID-19 janë të qëndrueshme, përderisa u kërkua që të forcohet çdo segment, me qëllim që sistemi të jetë në gjendje ta përballojë çfarëdo situate.

Ministri Latifi theksoi se përderisa shtete me sisteme mjaft të fuqishme shëndetësore janë duke ndërmarrë masa mjaft të rrepta për shkak se COVID-19 i kanë vënë në vështirësi, Kosova që ka sistem shëndetësor me resurse shumë më të kufizuara, duhet ta marr me shumë seriozitet e gatishmëri çdo skenar të mundshëm të zhvillimit të mëtejmë të situatës epidemiologjike, duke siguruar shërbime për pacientët me COVID-19 dhe atyre me sëmundje të tjera.

“Ministri Latifi ka bërë thirrje, gjithashtu, që secili të punojë, qoftë nga pozita e menaxherit, profesionistit apo familjarit, për të bindur qytetarë që ende nuk janë vaksinuar kundër COVID-19, për ta bërë sa më parë këtë”, thuhet tutje nga MSH.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera