Lajme

Latifi i reagon Bahtirit: Edhe lopët në tregun e gjave, e dijnë se bashkimi i Mitrovicës nuk varet nga ti

Autori: Gazeta inFokus 20:15 | 01 January 2020

Profesori, Blerim Latifi, i ka reaguar kreut të Mitrovicës, Agim Bahtirit që sot ka deklaruar se bashkimi i Mitrovicës do të bëhet në vitin 2020.

Përmes një shkimi në Facebook, Latifi ka shkruar se krejt bota e dinë, përfshirë edhe lopët në tregun e gjavë në Mitrovicë se bashkimi i komunës nuk varet nga Agim Bahtiri.

“Agimi Bahtiri paska premtu bashkimin e Mitrovicës në vitin 2020, edhe pse e gjithë bota, përfshirë edhe lopët në tregun e gjave në Mitrovicë, e dinë se kjo nuk varet prej tij.

-Advertisement-

Bashkëvendasi i tij Nexh Spahiu e paska shpallë tradhtar Hashim Thaçin, se po e mbanë flamurin kuq e zi në zyrë. Një zyrtar i Nisma-s paska shtënë me automatik në mes të Gjermanisë, në minutat e parë të vitit të ri.

Shenja këto që na paralajmërojnë se edhe gjatë vitit 2020, me gjasë, do të jemi të dënuar të jetojmë duke konsumuar budallaki të shumëanshme”, ka shkruar ai.

Agimi Bahtiri paska premtu bashkimin e Mitrovicës në vitin 2020, edhe pse e gjithë bota, përfshirë edhe lopët në tregun e gjave në Mitrovicë, e dinë se kjo nuk varet prej tij. Bashkëvendasi i tij Nexh Spahiu e paska shpallë tradhtar Hashim Thaçin, se po e mbanë flamurin kuq e zi në zyrë. Një zyrtar i Nisma-s paska shtënë me automatik në mes të Gjermanisë, në minutat e parë të vitit të ri. Shenja këto që na paralajmërojnë se edhe gjatë vitit 2020, me gjasë, do të jemi të dënuar të jetojmë duke konsumuar budallaki të shumëanshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera