Lajme

Latifi: Gjuriqi paradite fyen viktimat e Reçakut, pasdite pi kafe me politikanët kosovarë në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 00:00 | 08 December 2019

Filozofi Blerim Latifi nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar lidhur me takimin e Xhelal Sveçlës së Vetëvendosjes, Arban Abrashit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ardian Gjinit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Ai ka thënë se Gjuriq paradite fyen viktimat e Reçakut, pasdite pi kafe me politikanë kosovarë në Tiranë.

Latifi ka thënë se kurrë nuk ndodhur që një politikan izraelit të takohet me një nazist për kafe. Kjo sepse izraelitët nuk i fyejnë viktimat e tyre.

“Kurrë nuk ka ndodhur që një politikan izraelit me u ulë për kafe me një nazist, sepse ata nuk i fyejnë viktimat e tyre”, ka thënë Latifi.

-Advertisement-

Tutje, Latifi ka thënë se Gjuriqi paradite fyen viktimat Reçakut dhe pasdite pi kafe me politikanë kosovarë në Tiranë.

“Gjuriqi paradite i fyen viktimat e Reçakut dhe pasdite, në Tiranë, pi kafe me politikanë të Kosovës, madje me të atillë që na i patën qorru sytë në emër të bashkimit kombëtar”, është shprehur Latifi.

Ai ka thënë se ne vet nuk i respektojmë viktimat tona.

“Pse duhet të ankohemi kur të tjerët nuk i respektojnë viktimat tona, kur ne vetë nuk i respektojmë ato?”, shtoi Latifi.

Postimi i plotë:

Kurrë nuk ka ndodhur që një politikan izraelit me u ulë për kafe me një nazist, sepse ata nuk i fyejnë viktimat e tyre. Tek ne ky kod moral shkelet përditë. Gjuriqi paradite i fyen viktimat e Reçakut dhe pasdite, në Tiranë, pi kafe me politikanë të Kosovës, madje me të atillë që na i patën qorru sytë në emër të bashkimit kombëtar. Pse duhet të ankohemi kur të tjerët nuk i respektojnë viktimat tona, kur ne vetë nuk i respektojmë ato?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera