Lajme

Latifi e Murati: Çështja e bashkimit kombëtar është e parakohshme

Autori: Gazeta inFokus 22:48 | 21 November 2019

Profesori i filozofisë politike, Blerim Latifi, në emisionin Pressing në T7 ka folur për temën e bashkimit kombëtar.

Ai bashkimin kombëtar e ka konsideruar çështje të parakohëshme, dhe se sipas tij Kosova ende është në procesin e formimit si shtet, shkruan gazeta inFokus.

“Çështja e bashkimit kombëtar është e parakohshme është e panevojshme. Kjo duhet të futet si ide vetëm nëse shfaqet ndonjë situatë e paparashikueshme. Ne ende jemi në proceset e formimit si shtet. Jemi shtet i paformuar. Nuk jemi pranuar ende ne mekanizmat kryesore ndërkombtareE kemi të pashmangshëm dialogun dhe gjetjen e një formule me Serbinë. Këtë problem nuk e zgjidhim duke ikur nga thelbi i problemit”, është shprehur Latifi.

-Advertisement-

Po ashtu edhe Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka thënë se në radhë të parë Kosova duhet që patjetër të zgjidh problemet me Serbinë, dhe pastaj të mendoj për bashkimin me Shqipërinë , pasi që sipas tij një bashkim tillë është i pa mundur pa zgjidhjen e kësaj çështje./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera