Lajme

Latifi: Abdixhiku e Krasniqi dëshmuan pjekuri të madhe politike duke iu përgjigjur ftesës së Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 26 September 2021

Analisti politik, Blerim Latifi ka komentuar takimin e kryeministrit Albin Kurti me krerët e partive opozitare.

Latifi ka thënë se Krasniqi e Abdixhiku kanë dëshmuar pjekuri të madhe politike që iu përgjigjen pozitivisht ftesës së Kurtit.

“Duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit për t’u takuar që të diskutojnë së bashku zhvillimet e fundit në veri, Memli Krasnqi e Lumir Avdixhiku mund të kenë zgjuar zemërimin e militantëve të tyre partiakë, por të dy, me këtë veprim, kanë dëshmuar pjekuri të madhe politike, rezon shtetëror dhe aftësi për të vepruar përtej barrierave të vendosura nga lufta për pushtet”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

-Advertisement-

Ai thotë se për këtë gjest, shembulli i dy liderëve të subjekteve politike meriton të vlerësohet.

Sipas tij, Kurti ka nevojë të marrë mësim nga ky shembull.

“Për këtë shembulli i tyre meriton të vlerësohet! Edhe vetë Kurti duhet dhe ka nevojë të marrë mësim prej këtij shembulli!”, ka përfunduar Latifi.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera