Lifestyle

Larja e dhëmbëve te fëmijët duhet patjetër të bëhet shprehi

Autori: Gazeta inFokus 09:09 | 20 May 2017

Shumica e prindërve insistojnë që vogëlushët e tyre çdo mbrëmje t’i lajnë dhëmbët, ndërkaq ata refuzojnë.

Mirëpo, nga këto insistime prindërit nuk bën të heqin dorë, madje për shumë vite, derisa fëmijët të bëhen të aftë që vetë të mbajnë higjienën e gojës, transmeton Telegrafi.

Këshillat e stomatologëve janë që “t’i zbusin” duke u blerë pastën me aromë dhe shije të këndshme, sepse vogëlushët “dorëzohen” para pastave të këtilla.

-Advertisement-

Edhe më mirë bëni që t’i lini që vetë të zgjedhin atë pastë e cila u pëlqen në çastin kur e shohin.

Mirëpo, jo rrallë ndodh që bash shija e bukur e pastës “i inspiron” vogëlushët që ta përpijnë, në vend që pas larjes ta shpëlajnë gojën dhe ta nxjerrin jashtë pastën.

Edhe për këtë gjë duhet patjetër t’ua tërheqin vërejtjen prindërit, sepse nuk është mirë që fëmijët “të përpijnë” pastën, aq më parë nëse pasta ka fluor, ndërkaq të rriturit shpesh këtë gjë nuk e vërejnë.

Me shpëlarje të gojës eliminohet përpirja e pastës dhe hidhen jashtë edhe pjesët e mbetura të ushqimit.

Është me rëndësi që vogëlushët sa më parë të përvetësojnë shprehinë dhe që në mënyrë të drejtë të mirëmbajnë higjienën e gojës, kështu që më vonë nuk do të kundërshtojnë t’i lajnë dhëmbët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera