Lajme

“Largoni telefonat, merruni me sport e kulturë”

Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 31 August 2017

Në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, Edona Shotani psikologe, foli për temën, ”Varësia ndaj telefonave të mençur“ dhe rolin e teknologjisë sot te ne.

Sipas saj, në vitet e sotme përdorimi i teknologjisë ka ndryshuar shumë, sepse sot në xhepin e secilit fëmijë thuajse gjendet një telefon i mençur, kjo ka krijuar një varësi te ta por edhe te të rriturit.

“Kemi fëmijë që po e përdorin në masë të madhe sot teknologjinë e lartë. Nëse një fëmijë rrinë me orë të tëra në telefon ne nuk e dimë se çka po shikojnë ata. Në shkollë atyre po u mungon angazhimi, interesimi për mësim, për detyra”, tha Shotani.

-Advertisement-

Sipas saj, përdorimi në mas te madhe ndikon në zhvillimin psikik, sepse fëmijët habiten në telefona. Ajo thotë se është e pamundshme ti shmangemi përdorimit të telefonit por megjithatë duhet ta përdorim sa më pak.

“Fëmijët as që po merren me ushqim, po habiten pas teknologjisë. Ata kanë nevojë për ngrohtësinë e nënës, prindërve, në mënyrë që ti shmangen varësisë nga telefoni, të merren me art, plastelinë, art, sport, shëtitje, në mënyrë që tu shmangen telefonave”, tha ajo.

Sipas Shotanit, adoleshentët janë mosha më e prekur nga përdorimi, varësia e telefonave të mençur.

“Bëj apel edhe te të rriturit që tu largohen sa më shumë smartfonëve, të thërrasin ose shkojnë mysafir, të shëtisin, merren me sport, në mënyrë që ti ikin përdorimit të tepërt të telefonave”, tha Shotani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera