Lifestyle

Largoni rrathët e zinj poshtë syve me sodë bikarbone

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 26 October 2017

Ndoshta ajo që nuk e keni konsideruar asnjëherë është se sodën e bukës mund ta përdorni edhe për qëllime kozmetike.

Kur bëhet fjalë për kozmetikën, soda e bukës mund të jetë një zëvendësues fantastik për mirëmbajtjen e lëkurës. Shpesh konsiderohet më e mirë se sa produktet e shtrenjta kozmetikore, të cilat përpos që nuk kanë efektin e dëshirueshëm, përmbajnë edhe shumë kemikalie dhe kanë efekte anësore.

Soda e bukës zgjedh edhe problemet me akne dhe skuqjen e acarimin e lëkurës, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

Poashtu, ndoshta ju nuk e dini që soda e bukës gjendet në shumë produkte kozmetike e maska që ne i përdorim për të mirëmbajtur lëkurën tonë.

Por, ne mund ta përgatisim një maskë natyrale shumë lehtë edhe vetë në shtëpi, madje një maskë krejtësisht natyrale dhe pa kemikalie.

Maska që do të gjeni më poshtë mënyrën e përgatitjes së saj, është shumë e mirë për të eliminuar rrathët e zinj poshtë syve, qeskat poshtë syve ashtu si edhe ënjtjen e syve.

Çfarë u duhet?

1 lugë gjelle sodë buke

1 filxhan çaj kamomili organik

Si ta përgatisni?

Përzieni sodën e bukës me çajin e ngrohtë të kamomiles. Merrni një pambuk dhe lageni në të, e më pas vendoseni poshtë syve dhe lëreni të qëndrojë për 15 minuta.

Më pas mund ta pastroni fytyrën, dhe të vendoseni një vaj esencial, mundësisht vaj kokosi.

Përdoreni këtë maskë në mënyrë të rregullt për të eliminuar qeskat dhe rrathët e zinj poshtë syve, ashtu si edhe për të ripërtrirë lëkurën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera