Shëndetësi

Largoni dhjamin për vetëm dy minuta në ditë

Autori: Gazeta inFokus 08:49 | 21 July 2017

Kjo teknikë rekomandohet të performohet dy herë në ditë

Të gjithë e dimë sa e vështirë është heqja e dhjamit të tepërt, e veçanërisht në zonën e abdomenit. Të shkuara janë vitet e adoleshencës ku metabolizmi ishte i shpejtë sikur Ferrari.

Por heqja e dhjamit të stomakut mund të jetë gjë e vështirë edhe për personat të cilët kanë stil të shëndetshëm të jetesës.

Megjithatë, fatmirësisht ekziston një teknikë masazhe kineze e cila mund të jetë zgjidhja e problemit tuaj!

-Advertisement-

Është masazh të cilin duhet ta performoni dy minuta nga dy herë në ditë. Funksionon si ushtrim i brendshëm i cili e pastron dhe detoksikon zonën e abdomenit, e gjithashtu e shkrinë dhjamin. Paraprakisht duhet të keni parasysh se kjo teknikë nuk funksionon nëse nuk e shmangni ushqimin e dëmshëm!

Instruksionet:

Kjo teknikë rekomandohet të performohet dy herë në ditë: Para shujtës së mëngjesit dhe pak para se të bini të flini.

– Shtrihuni me shpinë në një sipërfaqe të rrafshët

– Fërkoni duart derisa të nxehen

– Vendoseni njërën dorë në kërthizën tuaj

– Filloni ngadalë ta fërkoni me një presion të lehtë në forma rrethore kërthizën tuaj, dhe vazhdimisht rriteni perimetrin e fërkimit.

– Përqendrohuni në të nxehtin që fillon të ndërtohet në zonën tuaj abdominale

– Bëjeni ushtrimin për dy minuta – pra pasi t’i keni fërkuar afër 30-40 rrethe. Është e rëndësishme ta mbani stomakun të ngrohët gjatë këtij ushtrimi.

Përveç heqjes së dhjamit, ky ushtrim jua përmirëson sistemin e tretjes, e shpejton metabolizmin dhe e rrit qarkullimin e gjakut të zonës abdominale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera