Lifestyle

Largojeni erën e keqe të gojës me vetëm një përbërës

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 29 September 2017

Aroma e keqe e gojës mund të vijë si rezultat i disa faktorëvëm përfshirë mënyrën e ushqyerjes, ilaçet që përdorni, higjienën orale, sëmundjet e mishrave të dhëmbëve e shumë arsye të tjera.

Por pavarësisht arsyeve se pse ndodh, të gjithë pajtohemi se është një gjë e pakëndshme dhe shpesh e turpshme për shumë njerëz.

Por në vend se të bleni produkte të ndryshme higjienike për gojën tuaj, duhet të dini se është një recetë e jashtëzakonshme natyrale për këtë problem dhe ju duhet vetëm një gjë – sodë buke, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

Nuk ka dyshim se soda e bukës ose soda bikarbone është një nga përbërësit më të zakonshëm të kuzhinës. Në fakt, ndoshta gjendet në të gjitha kuzhinat në mbarë botën.

Por, ky artikull i gjithanshëm që përdoret në kuzhinë ka një listë të gjatë përdorimesh që shkojnë larg përtej kuzhinës.

Mund të përdoret për pastrim, higjienën personale, por gjithashtu si një ilaç natyral për shumë çështje shëndetësore.

Kur është fjala për përdorimin e sodës së bukës për trajtimin e problemeve të zakonshme shëndetësore, nuk ka mjet më të mirë për higjienën orale se ajo.

Shëndeti oral preket kryesisht një ç’ekuilibrim i acidit në trup, e cila çon në probleme të shumta shëndetësore, duke përfshirë erën e keqe të gojës. Ajo që bën është balancimi i niveleve të acidit në trup.

Mënyra e përgatitjes:

Përzieni ½ e lugës së gjellës sodë bikarbone me një gotë uji pastaj mbajeni përzierjen në gojë për pak. Shpëlajeni gojën në fund.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera