Lajme

Largohet tabela e vendosur nga MAPL-ja në Zubin-Potok

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 02 February 2024

Policia e Kosovës ka theksuar se një tabelë e vendosur nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në Zubin-Potok është larguar nga persona të panjohur. Rasti po hetohet në drejtim të veprës penale “dëmtim apo asgjësim i pasurisë”.

“Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur është larguar nga objekti i qendrës tabela të cilën e kishte vendosur Ministria e Pushtetit Lokal. Po ashtu ishte dëmtuar edhe vendi (fasada) ku ishte e vendosur tabela. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

Para disa ditësh, tabela me mbishkrimin “Republika e Kosovës” u vendos në objektin e Qendrës për Punë Sociale dhe në Stacionin e Zjarrfikësve në Zubin Potok.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera