Sport

Largohet përfundimisht nga Milani, kryen vizitat mjekësore te klubi i ri

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 23 July 2019

Andre Silva, tashmë mund të quhet edhe lojtari më i ri i Monacos.

Sulmuesi portugez sapo ka përfunduar vizitat mjekësore me klubin nga Principata, dhe tani do të hedhë firmën në kontratë.

Bëhet fjalë për një kontratë, që do ta mbajë të lidhur me Monacon deri në qershor të 2024.

-Advertisement-

Në arkat e Milanit do të shkojnë 25 milionë euro, dhe 23-vjeçari do të nisë një aventurë të re tashmë.

Kujtojmë se lojtari u ble nga kuqezinjtë dy vite më parë, për shifrën e 38 milionë eurove nga Porto.

Pas një sezoni zhgënjyes tek Milani, portugezi u huazua tek Sevilla sezonin e kaluar me te drejtën e blerjes, e cila nuk u shfrytëzua nga spanjollët.

Tani Silva do të largohet përfundimisht nga Milani, të cilët pritet ta zëvendësojnë me lojtarin e Atletico Madridit, Angel Correa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera