Lajme

Largohet orteku, zhbllokohet rruga në Drelaj të Rugovës

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 06 March 2022

Një ortek bore ka bllokuar rrugën në fshatin Drelaj të Rugovës, por më pas është zhbllokuar nga ekipet mirëmbajtëse.

“Operatori mirëmbajtës i kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se pjesa ku ka rënë orteku është hapur rruga dhe ka filluar të hapet edhe ne drejtim te fshatrave Drelaj, Kushotan, Shkrel dhe Dukaive”, ka thënë për Klankosova.tv zëdhënësi i Komunës së Pejës, Faik Zekaj.

Klankosova.tv kontaktoi edhe zëdhënësin e policisë në Pejë, Driton Rugovën, i cili tha se orteku nuk ka përfshirë ndonjë shtëpi si dhe nuk ka të lënduar

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera