Largohet nga posti pas paktit Rama-Basha, ja çfarë thotë Arben Ahmetaj
Autori: Gazeta inFokus 21:14 | 18 May 2017
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka reaguar përmes një postimi në “Facebook’ në lidhje me paktin Rama-Basha, që prek edhe postin që ai mban.
Ahmetaj ka shkruar një mesazh lamtumire, duke thënë se ndjehet i nderuar që në tre vjet e gjysmë shërbeu në qeverinë “Rama”.
MESAZHI
Jam shumë i nderuar që në tre vite e gjysëm shërbeva në Qeverinë Rama duke u bërë pjesë e një procesi historik transformues për Shqipërinë.
Një falenderim I veçantë për Kryeministrin Rama që më dha të gjithë besimin dhe mbështetjen e tij, pa të cilën asgjë nga sa bëmë në këto vite nuk do të kishte qenë e mundur. Asnjëherë në 25 vite nuk pati kaq shumë kurajo, vizion dhe përkushtim për të ndërtuar mbi shkatërrimin, për t’u ngritur mbi pluhurin që trashëguam nga paraardhësit tanë në qeveri, për ta shpëtuar vendin nga një faliment I dytë, gati I sigurt, në kurriz të qytetarëve.
Ka qenë një privilegj që shumëkush do kishte dashur ta kishte, shumëkush që e do Shqipërinë dhe ëndërron ta bëjë atë një vend më të mirë, më të zhvilluar, më të denjë, një vend ku duam dhe mund të rrisim fëmijët tanë, vendin që duam të trashëgojnë brezat e ardhshëm.
Një falenderim i posacëm dhe shumë mirënjohje për cdo bashkëpunëtor që pata gjatë kësaj rruge dhe cdo punonjës me të cilin ndamë sfidën dhe përgjegjësinë për ta rikthyer ekonominë dhe financat publike në kontroll. Sot kemi një rritje pothuaj katër herë më shumë se ajo që gjetëm; kemi financa publike të shëndetshme dhe të konsoliduara; kemi një borxh publik që vazhdon trajektoren rënëse; kemi reforma që po shpërblejnë ditë për ditë qytetarët e zakonshëm të këtij vendi; kemi për herë të parë në 25 vite, një vit elektoral me suficit buxhetor, me të ardhura që rriten, me borxh në ulje, me ekonomi të stabilizuar.
Shumë arsye për t’u ndjerë sot krenar për gjithcka bëmë deri këtu dhe për të besuar më shumë se asnjëherë më parë tek nevoja për të mos u ndalur tani, për të vazhduar rrugën e nisur të reformave të thella transformuese për Shqipërinë që duam!
Shihemi në fushatë, për Shqipërinë që duam! /albeu.com/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...