Lajme

Largohet nga objekti i ministrisë njëri nga zyrtarët e arrestuar për rastin “Brezovica”

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 06 January 2022

Njëri nga zyrtarët e arrestuar në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor të Infrastrukturës tashmë është larguar nga objekti i ministrisë.

Bastisja në ministri që filloi në orët e hershme të mëngjesit është duke vazhuar ende e që ka të bëjë me ndërtimet në Brezovicë.

Në këtë rast janë arrestuar dy zyrtarë të ministrisë të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare – marrje ryshfeti, si dhe pesë qytetarë të dyshuar për dhënie të ryshfetit.

-Advertisement-

Aksioni është duke u zhvilluar Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë.

Operacioni “Brezovica” është vazhdimësi e aksionit të 21 dhjetorit ku u arrestuan 10 persona, njëri prej tyre ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq.

Ish-kryetari i Shtërpcës dyshohet se nga viti 2014 deri në vitin 2018 ka pranuar ryshfet – para dhe dhurata me qëllim të lëshimit të lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”, në vikend zonën e Brezovicës.

Dyshohet se ai ka pranuar para në vlerë 940 mijë euro, 5 shtëpi vikendi në vlerë 300 mijë euro, dhe një veturë në vlerë prej 78 mijë euro, për një shumë të përgjithshme 1 milion e 318 mijë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera