Sport

Largohet Neymar, vjen Dybala

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 20 July 2019

Paris Saint Germian kanë identifikuar Paulo Dybalan si zëvendësues të mundshëm të Neymar, nëse braziliani vendos të largohet.

‘Mirror’ shkruan se kampionët e Francës e kanë vendosur si alternativë të parë Dybalan, për të zëvendësuar Neymarin në ‘Parkun e Princave’, përcjell lajmi.net.

Neymar është i lidhur vazhdimisht me një kthim në Spanjë te Barcelona, dhe Dybala që kushton 80 milionë euro, mendohet të jetë i hapur të lë Juventusin.

-Advertisement-

Manchester United gjithashtu janë të interesuar për Dybalan, por nuk mund t’i ofrojnë atij Ligën e Kampionëve, dhe nuk do të jenë në gjendje të konkurrojnë financiarisht me PSG, pa e shitur Paul Pogban.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera