Lajme

Largohet Bekë Berisha, një multimilioner nga diaspora ia zë vendin e kryetarit të AAK’së në Istog

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 04 October 2024

Bekë Berisha nuk do t’a ushtrojë më postin e kryetarit të degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në  Istog. 

Prej sot këtë pozitë do ta mbajë multimilioneri nga diaspora, Ukë Blakaj.

Për emërimin e ri në Istog ka njoftuar vet kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj teksa njoftoi se kanë mbajtur sot Kuvendin e degës së partisë në Istog.

-Advertisement-

“Rezultat i këtij kuvendi, është zgjedhja e kryetarit të ri të degës së Istogut, z. Ukë Blakaj, një afarist i suksesshëm nga diaspora. Këtë detyrë deri sot me shumë sukses e kreu Bekë Berisha, aktualisht deputet, i cili angazhimin e tij për vendin do ta vazhdojë nga pozicione të tjera partiake dhe parlamentare”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Mes tjerash, Haradinaj është shprehur se pas 9 shkurtit, me Aleancën në qeveri, Istogu do të shndërrohet në pikënisjen e Autostradës së Dukagjinit, një projekt madhështor që do ta lidhë me Prizrenin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera