Largohen nga procesi i shitjes “ Apiko” dhe “Iliria”
Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 06 July 2017
Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka mbajtur mbledhjen e tij të rregullt me ç’rast ka miratuar shpërndarjen e përkohshme të pesë ndërmarrjeve në likuidim: Imkos, Germia,Teka Komerc, I.M.B. Mulliri dhe NGLB në shumën prej: 1,642,889.31 (një milion e gjashtëqind e dyzet e dy mijë e tetëqind e tetëdhjetë e nëntë euro e 31 cent)
Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve miratoi listën e shitjes së aseteve 35 si dhe depozitat e tyre. Veç kësaj, pas një shqyrtimi dhe analizimi të thukët, Bordi miratoi edhe buxhetin e Agjencisë për vitin 2018. Më kërkesë të Bordit të Drejtorëve, BSPK ka përgatitur një raport lidhur me kërkesat e Bordit të mbledhjeve të datave 31 gusht dhe 23/30 nëntor të vitit 2016, i cili ishte i natyrës informative lidhur me çështjet e shpërndarjes së 20%.
Ndryshim/plotësimi i aktit themelues të Agjencisë gjithashtu është miratuar në këtë mbledhje të Bordit, ndërkaq si pika të rendit të ditës kanë qenë edhe shqyrtimet e raporteve të Komisioneve për përcaktimin/vlerësimin e çmimit të tregut për qiradhënie të aseteve të NSH-ve, si dhe raportet e qiradhënies së aseteve përmes shpalljeve publike të muajit qershor 2017, të cilat u miratuan.
Në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese KI132/15, Bordi ka marrë vendim të largojë nga procesi i likuidimit dhe shitjes së aseteve të NSH Apiko dhe Ndërmarrja Hoteliere Turistike Iliria – Deçan, ndërmarrje këto që preken nga vendimi i lartpërmendur.
Bordi shqyrtoi raportin e Komisionit të Banesave me ç’rast miratoi shitjen e njëzet e dy banesave, ndërsa sa i përket kërkesave për privatizim të banesave të Trepça SHA, Bordi pezulloi shqyrtimin e tyre deri në përcaktimin përfundimtar të statusit të saj.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...