Lajme

Largohen gjashtë familje nga banesat e uzurpuara

Autori: Gazeta inFokus 09:09 | 04 July 2017

Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) me asistimin e Policisë së Kosovës ka larguar dje gjashtë familje nga banesat e uzurpuara në lagjen “Dardania” në Prishtinë, të cilat i kanë shfrytëzuar për 18 vjet me radhë, shkruan sot, gazeta Zeri.

Njëri nga të larguarit nga këto banesa, Gazmend Muqolli, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se kjo që po u bëhet atyre është e padrejtë, pasi në këto banesa kanë hyrë për shkak se nuk kanë pasur ku të shkojnë pas shkatërrimit të pronës së tyre në luftë.

“Ne jemi vendosur në këto ndërtesa që nga viti ’99, të cilat kanë qenë të pabanueshme. Pronat tona na janë shkatërruar në luftë dhe nuk kemi pasur ku të shkojmë. Në mesin e 136 familjeve sa jemi në këtë objekt, ka familje të veteranëve dhe të dëshmorëve të luftës. Kur kemi hyrë këtu objektet kanë qenë të pabanueshme, ndërsa ne kemi investuar dhe i kemi bërë të banueshme”, shprehet ai.

-Advertisement-

Muqolli ka akuzuar kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmetin, si dhe lëvizjen “Vetëvendosje” për largimin e tyre nga banesat.

“Ne nuk po kërkojmë lëmoshë, por duam të na mundësojnë që në një vend ku kemi jetuar qe 18 vjet kemi të drejtë që të na pyesin të paktën se a dëshirojmë t’i blejmë banesat dhe atëherë të vendosin. Prapa kësaj iniciative qëndron kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike Banesore Nexhat Kryeziu, të cilët po i bëjnë këto veprime për përfitime personale. Edhe lëvizja ‘Vetëvendosje’, e cila po mundohet të paraqitet populiste, por në fakt është e kundërta”.

Muqolli në fund u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve që të ndërmarrin diçka lidhur me këtë veprim dhe të ndalin këtë aksion, në mënyrë që të mos ndodhë diçka më e madhe si rasti i vitit të kaluar kur një nga banorët tentoi të hidhet nga kati i ndërtesës ku banonte…

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera