Lajme

Largohen edhe gjashtë familje nga banesat e uzurpuara në “Dardani”

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 10 July 2017

Janë larguar vullnetarisht gjashtë familje nga banesat e uzurpuara në lagjen “Dardania” të Prishtinës, njofton Klan Kosova.

Në një aksion të Ndërmarrjes Publike Banesore dhe policisë të realizuar gjatë javës së shkuar ishin larguar edhe gjashtë familje të tjera nga këto banesa.

Janë gjithsej 130 banesa në këtë lagje që i takojnë Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë, nga të cilat vjet ishin larguar edhe gjashtë familje, njofton Klan Kosova.

-Advertisement-

Largimi i tyre po bëhet në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Komunale në Prishtinë të datës 22.09.2008, njofton Klan Kosova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera