Lajme

Largohen dekorimet nga sheshet dhe flamuri në ndërtesën e Qeverisë, pas dëmtimit nga era

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 12 February 2018

Flamuri gjigant që në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, dhe dekorimet në sheshet e Prishtinës që ishin vendosur për nderë të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot qytetarët nuk kanë pasur rast t’i shohin.

Kjo ka ndodhur pasi që ato janë larguar për tu riparuar për shkak që era që fry gjatë vikendit i ka dëmtuar ato.

Adil Behramaj nga Këshilli Organizativ për Shënimin e Pavarësisë së Kosovës, ka thënë për Telegrafin se dekorimet dhe flamuri i në ndërtesën e qeverisë do të vendosen së shumë.

-Advertisement-

“I ka dëmtua era dhe për atë arsye janë larguar dhe do të rivendosen sërish”, ka thënë Behramaj.

Ndryshe Kosova më 17 shkurt shënon dekadën e parë si shtet i pavarur dhe demokratikë, me ç’rast janë paraparë të zhvillohen një sërë aktivitetesh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera