Sport

Largimi i Xhakës nga Kombëtarja, De Biasi jep arsyet

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 11 July 2017

Tashmë De Biasi nuk është më trajner i Kombëtares dhe ndoshta mund të fliste më shumë për largimin e Taulant Xhakës nga Kombëtarja, por sërish ai i ka qëndruar fjalëve që ka thënë edhe më parë.

Ai thotë se asnjëherë nuk ka pasur problem me asnjë lojtar, po ashtu edhe me Xhakën. “Problemi është që trajneri bën një detyrë të tillë, jo fort komode dhe kërkon të përcjellë dhe të mbajë në gjendje të mirë 23 lojtarë. 11 vetë luajnë, të tjerët duhet të ulen në pankinë. Nëse dikush mendon se e kam personale, atëherë ka probleme me veten e tij. Duhet një skuadër e bashkuar, duhet të jetë e tillë. Nëse dikush mendon se është më i mirë se të tjerët, këtë duhet ta tregojë në fushë. Unë edhe mund të gaboj tek zgjedhjet e mia, por zgjedhjet e mia duhet të respektohen dhe të pranohen. Natyrisht, edhe ata që hyjnë si zëvendësues janë të kënaqur dhe ai që del nuk është i kënaqur. Nuk mund të kemi dy sjellje, tjetër ku luajmë dhe tjetër kur nuk luajmë. Të gjithë janë lojtarë që duan të ndihmojnë skuadër”, tha De Biasi.

Tekniku italian tha se edhe Xhaka është si shumë lojtarë të tjerë që bëjnë pjesë në Kombëtaren tonë, ndërsa tregon edhe arsyet e lënies në stol.

-Advertisement-

“Pas ndeshjes me Zvicrën ai luajti pak me Francën dhe nuk luajti kundër Rumanisë si titullar. Më pas, nuk luajti titullar me Maqedoninë, Lihtenshtejnin. Me këtë të fundit ishte zgjedhje teknike se pas tre ditësh kishim ndeshje me Spanjën dhe e lashë jashtë që të luante titullar me Spanjën. Në ndeshjen kundër Italisë, kundër Izraelit në Elbasan, kundër Italisë nuk mendova ta hidhja si titullar sepse kemi disa instrumente që quhen GPS dhe sa i përket çështjes fizike, kishte një kondicion fizik më inferior se të tjerët. Kjo ka qenë arsyeja”, tha ish-trajneri i Kombëtares.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera