Lajme

Largimi i veturave të braktisura, Rama: Qëllimi kryesor i këtij aksioni është përmirësimi i cilësisë së jetës

Autori: Gazeta inFokus 21:36 | 27 September 2024

Në kryeqytet po vazhdon aksioni nga inspektorati për largimin e veturave të braktisura nga hapësirat publike.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pohuar se kjo iniciativë do të përmirëson kushtet e jetës për qytetarët.

“Inspektorati i Kryeqytetit ka nisur një aksion të rëndësishëm për largimin e veturave të braktisura nga hapësirat publike në qytetin tonë. Kjo iniciativë është pjesë e vizionit për krijimin e një qyteti më të organizuar, duke liruar hapësirat publike dhe parkingjet për të përmirësuar kushtet e jetesës për qytetarët”, thotë Rama.

-Advertisement-

Tutje, ai ka pohuar se “Qëllimi kryesor i këtij aksioni është përmirësimi i cilësisë së jetës, duke eliminuar automjetet e braktisura që jo vetëm zënë hapësira të vlefshme, por edhe kontribuojnë në ndotjen e mjedisit urban”.

Rama pohon se “ky hap tregon përkushtimin tonë të përbashkët për një Prishtinë më të pastër dhe më të organizuar”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera