Lajme

Largimi i mjekëve nga Kosova/ Drejtori i Gjinekologjisë ka një kërkesë për Ministrinë e Shëndetësisë

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 17 July 2022

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës, Jakup Ismaili, ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë rritjen e pagave për mjekët në vend, shkruan Gazeta inFokus.

Dr.Ismaili në emisionin Doktor Plus me Anita Ahmeti, ka thënë se duke pasur parasysh ikjen e mjekëve nga Kosova mënyra e vetme për të ndaluar këtë fenomen është rritja e pagave për stafin mjekësor aktual.

“Po kërkesat nuk duhet të kënaqemi me atë qe e kemi duhet pikë së pari rregullimi i ligjit të pagave duhet pasur parasysh nga SSHKUK dhe QKUK kanë filluar të largohen mjekët”, ka thënë Ismaili./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera