Lajme

Largimi i flamurit nga lapidari, Mustafa: Akt i papranueshëm

Autori: Gazeta inFokus 23:11 | 07 May 2021

Persona të panjohur kanë njollosur lapidarin e dëshmorit të parë të UÇPMB-së Fatmir Ibishi dhe nga aty kanë larguar flamurin shqiptar, për të vendosur një flamur serb.

E këtë Këshilli Kombëtar Shqiptar e ka quajtur provokim të rëndë dhe të papranueshëm.

Megjithatë kryetari Ragmi Mustafa ka thënë se veprime të tilla janë të papranueshme nxitjen e situatës së pasigurisë, përçmimit e nënshtrimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

-Advertisement-

Ky është reagimi i plotë:

Këshilli Kombëtar Shqiptar shpreh indinjatën dhe shqetësimin lidhur me aktet qyqare të provokimit dhe tensionimit të situatës në Luginën e Preshevës.

Persona të pa identifikuar në mbrëmje kanë dëmtuar me grafit lapidarin e dëshmorit UÇPMB-së, Fatmir Ibishi, dhe në vend të flamurit kombëtar shqiptar është vendosur flamuri i Serbisë në hyrje të fshatit Konçul të Komunës së Bujanocit.

Janë të pa pranueshme nxitjen e situatës së pasigurisë, përçmimit e nënshtrimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Reagimet e kreut shtetëror me rastin e Kullës në Tërnoc dhe rasti i sotshëm në Konçul janë vetëm tregues të klimës dominuese në Serbi kundër shqiptarëve të Luginës në veçanti.

Si produkt i sistemit aktual në Serbi dhe pasojë e diskursit në rritje ksenofob kundër pakicave nga politikanët, mediat dhe ministra me ndikim publik në Serbi, assesi nuk mund të trajtohen të reduktuara si shprehje individuale.

Ndryshe nuk mund të presim reagime të institucioneve shtetërore, të cilat krenohen me fyerjet publike ndaj pakicave kombëtare dhe që ushqen vazhdimisht diskurs ksenofob e shqiptarofob.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera