Fun & Video

Larg mushkonjave! Na ndihmon natyra

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 20 July 2017

Nuk ju pëlqejnë sprajtet? Jeni lodhur duke shpenzuar para dhe ju kanë pickuar mushkonjat gjithë andej? Provoni të përdorni këto lloje erëzash aromatikë dhe vajërash esencial për të mbrojtur lëkurën nga insektet më të urryera të stinës.

Karafili
Për ata që nuk u pëlqejnë produktet kimike, mund të largojnë insektet me përbërës natyral të bërë vetë. Në një kuti mjafton të përzieni kafe, karafil, anise, vaj esencial i livandos dhe gjethet e mentes.

Këndi jeshil
Prania e luleve si livando, borzilok apo nenexhik në vazot e shtëpisë ndihmon në largimin e mushkonjave, të cilat nuk i pëlqejnë aromat e bimëve të tilla.

-Advertisement-

Pas pickimit
Në rastin kur mushkonjat ju pickojnë rrezistojini dëshirës për të kruar puçrën. Mmjafton vetëm një kube akulli dhe një pikë vaj esencial livandoje. Qetëson inflamacionin dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera